Borrell takon sot ndaras Kurtin e Vuçiqin në Paris

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i takojë ndaras sot në Paris, kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Borrell do t’i realizojë këto takime në përpjekje për të zbutur situatën tensionuar kohëve të fundit.

”Në përpjekje për të deeskaluar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq në Paris”, u shpreh Stano.