Sunny Hill Festival

Dy të vdekur dhe 89 raste të reja me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 2 persona vdiqën nga koronavirusi të dielën, e nga 560 testime, 89 u prekën nga koronavirusi.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 302 pacientë, derisa aktualisht numri i rasteve aktive është 1.685.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se shkalla e rasteve pozitive me koronavirus në vend është 15.89 për qind.