Eksluzive: Qeveria u ndanë shtesa edhe studentëve që marrin paga mujore mbi 1000 euro

Qeveria e Kosovës të premten ka ekzekutuar pagesat e shtesës prej 100 euro për studentët. Por, në mesin e studentëve përfitues janë edhe ata “studentë” që punojnë dhe paguhen me paga mujore prej mbi 1000 euro. 

Në Grupin e parë janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se pagesat nuk janë dorëzuar për të gjithë studentët, pasi të dhënat nga universitetet kanë qenë të mangëta.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook. 

Gazetastop.com ka folur së paku me dy studentë që kanë përfituar shtesa prej 100 eurove nga Qeveria edhe pse ata punojnë me paga të majme mujore.

“Studentët që marrin rroga edhe mbi 1000 euro i kan pranu ka 100 euro”, ka treguar një studentë për www.gazetastop.com. 

Ndryshe, Qeveria nuk ka saktësuar se a duhet të përfitojnë studentët që punojnë apo jo, e hiq më pak ata me paga mbi 1000 euro.

“Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja”. /GazetaStop/