Fondacioni Golden Eagle e ndihmon Spitalin e Pejës me pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit

Fondacioni Golden Eagle sot dhuroj pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor të Spitalit Rajonal në Pejë.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësor të spitalit rajonal të Pejës iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse, pako përmban 700 maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dhe dezinfektues.

Fondacioni Golden Eagle që nga data 12 gusht 2020, ka lansuar kampanjën për tu dal në ndihmë punëtorëve shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Përmes kësaj kampanjë Fondacioni Golden Eagle, ndan 1 cent për çdo kanaqe të shitur të pijes energjike Golden Eagle.