Gërxhaliu: Mungesa e investimeve kapitale, cenon sistemin bankar në vend

Sot bota po ndeshet me dy probleme të cilat kanë bërë të ekonomia të goditet në shumë sektor. Njëra ndër problemet që ka goditur rënd është Pandemia COVID-19, edhe pse është shpallur si endemi, por që është ende me pasoja.

Tjetri problem botërore jo vetëm në aspektin luftarak, por edhe ekonomik është agresioni rus ndaj Ukrainës, por që ka bërë që kjo luftë të ketë pasoja të renda për ekonominë botore dhe qytetarinë botërore.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se mungesa e investimeve kapitale në Kosovë është rrezik se mund  të cenojë sistemin bankar në vend, i cili është njëri ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe ruajtjes së financave.

Ai tha se sektori privat në Kosovës është para sfidave të shumta dhe se tani ky sektori është ngulfatur me probleme të mëdha të kthimin e borxheve dhe të detyrimeve që i kanë qoftë ndaj shtetit apo edhe bizneseve.

“Kontributi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), është dëshmuar në kontekstin pozitiv në të gjitha fazat, e në veçanti në menaxhimin shumë të mirë të situatës që ka qenë më Pandeminë Covid19, gjatë kësaj faze ka pasur një menaxhim shumë profesional e që është vlerësuar edhe nga akterët vendor dhe ndërkombëtar”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, BQK-ja ka vazhduar të menaxhojë shumë mirë sistemin financiar dhe bankar në vend, gjatë fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. “Gjatë këtyre dy sfidave për shumë shtete kanë qenë edhe sfiduese, por Kosova falë angazhimit të BQK-së, arriti të ruajë stabilitetin financiar. Por në këtë kohë kur investimet publike janë bllokuar, nga institucionet e Kosovës , e të cilat bllokime mund të nxjerrin në pah problemet që mund të dalin nga neglizhencat. Me investimet nëse do të ishin nga qeveria e Kosovës, në investimet publike, do të përfitonte sektori privat, po ashtu do të përfitonte edhe qytetari i Kosovës, përmes formave të ndryshme, do të rritej qarkullim i brendshëm, duke e pasur për bazë qarkullimin e parasë, dhe çka është më e rëndësishmja nuk do të ishte cenuar sistemi bankar dhe financiar në vend, që ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, dhe menaxhimit shumë të mirë të kthimit të kredive të këqija”, tha ai.

Duke shtuar se sektori privat në Kosovë është para sfidave të shumta. “Tani ky sektori është ngulfatur dhe ka probleme të mëdha të kthimin e borxheve dhe të detyrimeve që i kanë qoftë ndaj shtetit apo edhe bizneseve që janë zinxhiri i furnizimit. S amë shumë të ketë ngufatje dhe prolongim do të ketë humbje dhe rënie të reputacionit të sistemit. Është një brengë shumë e madhe në këtë kohë, kur disa sektor, në këtë rast sektori i ndërtimtarisë është i bllokuar, si ato që kanë pasur rëndësi për zhvillim ekonomik. Nëse do të ketë kompani që duan të bllokojnë institucionet e Kosovës, për shkak se shteti nuk do të kryejë punën e vet që e ka për të dhënë punë, apo edhe nëse ka nga ato që nuk u janë kryer obligimet nga vet shteti. Një problem tjetër kemi edhe me bordet që tani janë të politizuara dhe po krijojnë elemente të agresivitetit dhe ky është një problem që duhet adresuar nga akterët më të lartë politik në vend. Është koha që të flasin ekspertët për çështje ekonomike, është koha për veprime që do të bënin të ecim rrugës së zhvillimit ekonomik”, theksoi Gërxhaliu.

Duke shtuar se edhe pse jemi në vitin 2022,  ende po kemi pasoja që kemi nga dy probleme të mëdha që sot kanë goditur në përgjithësi njerëzimin. “Pandemia Covid 19 ka goditur rëndës në mënyrë direkt apo edhe perifere. Po ashtu edhe agresioni rus ndaj Ukrainës ka prekur shumë të gjitha shtetet dhe kjo shihet edhe në Kosovë. Goditjet më të mëdha është duke i pësuar aspekti social port qytetarët e Kosovës. Goditje është duke pësuar edhe sektori privat i cili është bazamenti kryesor për buxhetin e Kosovës. Është shqetësuese se vetëm 10 % janë shpenzuar për in evitimet kapitale që janë të paraparë. Po ashtu edhe shumë e rëndë për ekonominë që ka tendenca për të cenuar një profesionalizëm të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila është garancë për funksionimin e sistemit financiar në vend. Nëse nuk ka lëvizje në hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme në Kosovës, do të jetë goditës e për sektorin privat. Dihet se edhe sektori privat e mbush buxhetin e shtetit, por garancë ka qenë BQK-ja që ka arritur të menaxhojë shumë mirë borxhet e këqija që tani janë mbi 2% dhe janë më të ulëtat në rajon”, theksoi ai.

Duke shtuar se është koha që të kemi veprimet korrekte, sot Kosova ka inflacion me 19.2% në bazë të Bankës Botërore, në Eurozonë është 9.4%, si partnerë strategjik i Kosovës, dhe kur kësaj i shtohet se SHBA është në një recesion me inflacion 9.1 %, është rreziku më i madh.


“Nuk duhet të jetë stabiliteti i menaxhimit të financave vetëm në dorë të BQK-së, por duhet. Duhet të përcillet të gjitha lëvizjet i bënë Banka Qendrore Evropiane (BQE) në lidhje më kamatat”, pohoi Gërxhaliu.

Sipas tij, duhet të shohim për investimet në Kosovë, në pore të ndryshme, për të cilat Kosova ka shumë nevojë.  “Po ashtu një segment tjetër i imazhit të Kosovës në aspektin ndërkombëtar është edhe që të kemi de politizim të bordeve dhe të institucioneve të tjera të Kosovës dhe ulja e tensioneve që shkaktojnë bordet të politizuara që në disa raste edhe janë të politizuara, qoftë në ndërmarrjet publike edhe apo të tjera që janë të interes të shtetit. Është utopike që do të kemi stabilitet social në Kosovë në kohë krize, është utopike se do të kemi stabilitet ekonomik. Është një rekomandim që duhet të merren vendime urgjente, duhet të kemi veprime që do të evitojnë problemet sociale”, tha Gërxhaliu.