Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjashtë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 585 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

MSH-ja bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 225.160.

Numri i rasteve aktive është 60.