Gjendet trupi i pajetë i 91-vjeçarit që u zhduk para 10 ditësh

Është gjetur pa shenja jete 91-vjeçari Ilaz Sejdiu, që ishte zhdukur nga 17 gushti dhe ishte shpallur në kërkim.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se sot rreth orës 09:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se disa qytetarë në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut” kanë gjetur trupin e pajetë të Ilaz Sejdiut.

“Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore”.

“Policia rajonale e Ferizajt falënderon të afërmit e tij,  banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga  “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.