Gjykata Kushtetuese e rrëzon ligjin për masat e përkohshme të produkteve bazë

testuar, ndër tjerash, masat mund të vendosen në përpjesëtim me nevojën për mbrojtjen e konsumatorit dhe duhet të jenë në përputhje me zotimet dypalëshe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ligji i kontestuar, gjithashtu dhe ndër tjerash, përcakton themelimin e një Komisioni që ofron rekomandime Ministrit përkatës lidhur me përcaktimin dhe kohëzgjatjen e masave të përkohshme mbrojtëse dhe i mundëson të njëjtit që të këshillohet me autoritetet relevante publike në këtë kontekst, përfshirë Këshillin e MSA-së, ndërsa Kryeministrit i përcakton kompetencën që të shfuqizojë, të anulojë ose të ndryshojë çdo vendim të Ministrit për vendosjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj operatorëve ekonomik, përkatësisht personave juridik/fizik në rrethana të destabilizimit të tregut.