Horoskopi 23 janar 2024

Dashi-Ky është momenti juaj, ju do të kuptoni se s’keni nevojë t’i ngjani askujt por thjesht të jeni vetvetja. Mos bëni asgjë që nuk ju sjell gëzim. Ju nuk duhet ta jetoni jetën tuaj me frikën e gjykimit, me frikën e refuzimit. Dhe sigurisht që nuk keni nevojë të zbehni dritën tuaj për t’i bërë njerëzit e tjerë rehat.

Demi-Sot duhet të guxoni dhe kërkoni, pasi ka persona që duhet t’ju jepni përgjigje. Jeni në një pozicion avantazhues, ku do të merrni informacione të rëndësishme lidhur me dashurinë, si dhe do të arrini të konsolidoni një raport sentimental.

Binjakët-Gjërat nuk mund të jenë gjithmonë ashtu si doni ju. Shumica e marrëdhënieve janë të tipit marr-jap. Personi i zemrës do të mbetet përgjithmonë besnik nëse i lini hapësirën që të zgjedhin përgjigjen e tyre.

Gaforrja-Sot mjaftojnë pak fjalë e shumë punë nëse doni të realizoni objektivat tuaja. Nuk duhet të druheni nga ata që ju kundërshtojnë, por nga ata që ju thurin lavde.

Luani-Matini mirën “hapat” që do të bëni sot. Marrëdhënia juaj është në pikëpyetje. Mos e lini partnerin, pas dore, pasi mund t’ju braktisë. Puna do të jetë plot ngjarje dhe duhet të jeni më të fokusuar në gjërat që janë të rëndësishme.

Virgjëresha-Nuk mund ta ndryshoni mënyrën sesi duket bota, pavarësisht dëshirës së madhe. Megjithatë mund të ndryshoni mënyrën sesi ndërveproni ju me botën. Kur të nisni për t’i marrë gjërat më lehtshëm, do të shihni se do ta keni më të lehtë për të qenë të lumtur.

Peshorja-Sot mos e humbni rastin që të bëni të lumtur një person të cilin e doni shumë. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë shumë të matur dhe të prirur për t’u mirëkuptuar. Bëni kujdes në punë.

Akrepi-Vetëm për shkak se është e lehtë nuk do të thotë se është e mirë për ju. Mos harroni, se koha dhe energjia juaj janë asi nën mëngë. Në vend që t’i thoni po çdo gjëje që ju del përpara, jini selektiv. Hëna e re në Ujor po ju kujton se është koha të ndiqni pasionin tuaj dhe t’i kushtoni energjinë tuaj asaj që zgjon këngën e shpirtit tuaj.

Shigjetari-Silluni me maturi për çdo gjë që do t’ju ndodhë në marrëdhënien tuaj në çift. Duhet të bëni kujdes ndaj ndjenjave, pasi mund të tërhiqeni nga disa persona dhe kjo periudhë parashikohet kritike, sa i takon sferës sentimentale. Mundohuni që të qartësoheni me veten, para se të merrni vendime të nxituara.

Bricjapi-Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet. Nuk do të jetë e lehtë për t’i bërë ballë, por… Kujdes mos iu shfryni dikujt!

Ujori-Sot pritet një ditë përgjithësisht e mirë, prandaj tregohuni aktivë dhe mos pritni t’ju vijnë gjërat nga qielli sepse duhet të jeni ju protagonistë.

Peshqit-E keni lënë pas dore shëndetin dhe sot do të përballeni me pasojat. Bëni një kontroll tek mjeku për të kuptuar gjendjen dhe merrni mjekimin e duhur. Mbrëmjen do e kaloni mes miqsh.