Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar herë pas here me vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 13 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Moti i parashikuar pritet të krijojë kushte relativisht të favorshme për aktivitetet ditore dhe qarkullimin në vend.