Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në formë elektronike, ku janë miratuar disa vendime të rëndësishme.
Në këtë mbledhje është miratuar Raporti Tremujor i Buxhetit për vitin 2026, si dhe ndryshime në vendimin për bartjen e shpenzimeve buxhetore pas krijimit të ministrive të reja.
Po ashtu, Qeveria ka ndarë 45 mijë euro për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin Ekonomik të Vjenës, me qëllim promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Në vendime të tjera, është miratuar emërimi i Bordit Drejtues të Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, si dhe pagesa për 52 specializantë lehona në vlerë prej 475,051.50 euro deri në fund të vitit 2026.
Gjithashtu, është formuar Grupi Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, si dhe janë vazhduar mandatet e komisioneve qeveritare për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.