Katër raste të reja me COVID-19

Katër raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1817 testime. Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar për të vdekur.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.

Në total numri i rasteve aktive është 318.