Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme për tërheqjen e investime të huaja

Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme në tërheqjen e investime të huaja direkte. Përkundër faktit që ndër vite janë shënuar përparime në disa faktorë si reforma në politikën tatimore dhe makroekonomike, dhe investime në infrastrukturën rrugore, Kosova vazhdon të jetë sfidë për tërheqjen e investimeve të mëdha.

Mos-normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe mungesa e sundimit të ligjit, janë një ndër faktorët që paraqesin problem në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se për vitin 2023, Qeveria dhe Kuvendi  duhet të përgatisin paketa shumë më të mira dhe kualitative për t’i tërhequr investimet e huaja në Kosovë, por edhe për t’iu ndihmuar investitorëve të brendshëm për të zhvilluar biznesin e tyre.

 “P.sh: një, ndër vite që është ndërtuar është një politikë shumë e favorshme fiskale e që duhet të avancohet më tutje duke u liruar lënda e parë, e dyta, duhet të shihet mundësia e subvencionimit të pagave siç janë duke bërë të gjitha vendet e rajonit për investitorët fillestarë apo bizneset fillestare për një periudhë të caktuar, e treta, duhet të shihet mundësia e lëvizjes së TVSH-së për investimet fillestare, dhe e katërta duhet të shihet mundësia e ofrimit të tokës qoftë pa pagesë ose vlerë shumë minimale që biznesi të vijë e të vendoset në vendin tonë”, thotë Rafuna për Radio Kosovën.

Rafuna thotë se investimet e huaja, janë kryesisht në patundshmëri dhe jo në prodhim, dhe kjo sipas tij, duhet të paraqesë shqetësim për udhëheqësin e Kosovës.

 “Ne duhet të koncentrohemi shumë në prodhim, është rritur vlera e investimeve të huaja krahasuar me vitin paraprak, por në raportet detajuese të tyre shihet se shumica kanë shkuar në patundshmëri , e kjo tregon se këto janë para nga diaspora të cilët kanë blerë banesë apo shtëpi, por te prodhimi kemi vetëm 4 milionë e gjysmë që janë investuar aty dhe kjo është një shumë shqetësuese për qeverinë e që duhet ndërmarrë masa urgjente në bashkëpunim me komunitetin e biznesit për të krijuar masa stimuluese për investimet e huaja që të jenë kualitative dhe të koncentruar në prodhim”, deklaroi ai.

Konkurrenca e ashpër nga shtetet e tjera, po ia merr Kosovës investitorët, thotë  për Radio Kosovën, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

 “Kosova nuk ka ndonjë pako dhe institucionet e shtetit që ofrojnë investitorë të huaj duke ua plotësuar procedurat më të shkurtra dhe duke ua plotësuar kërkesat e tyre, dhe në këtë drejtim konkurrenca e ashpër nga shtetet e tjera po na i merr neve investitorët dhe ata po ikin nga Kosova, prandaj Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë në këtë drejtim, nëse donë që të ketë rritje të zhvillimit ekonomik, mundësi të punësimeve të reja, prodhimeve  dhe eksporteve të reja dhe promovimi i Kosovës nëpërmes biznesit dhe diplomacisë ekonomike e cila në Kosovë tashmë kjo është tepër e zbehtë”, u shpreh Shahini.

Sidoqoftë, përkundër kësaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka theksuar se në rritjen e investimeve të huaja ka progres. Sipas tij, këtë vit ato janë rritur për 47. 6 për qind, kurse eksportet për 83.6 për qind.

 “Një pjesë e këtij progresi është drejtpërdrejt e lidhur me progresin tonë në forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, edhe pse para nesh është një rrugë tejet e gjatë. Në të ardhmen ndër të tjera duhet të kemi miratim të reformave politike dhe ligjore, uljen e burokracisë, angazhim për përmirësime sistematike dhe strukturore një mekanizim i integruar zbatues e të tjera”, pati deklaruar Kurti.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se për vitin 2023, qeveria  duhet të avancojë në eliminim e shumë barrierave administrative e burokratike, me të cilën sot përballen jo vet