Kurti konfirmon vrasjen e policit në veri: Gjuajtjen me armë po vazhdojnë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka konfirmuar vrasjen e një polici në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Kurti tha se edhe një polic tjetër është plagosur.

Kurti tha se ende po vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, tha ai.