Sunny Hill Festival

Kurti: Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për dokumentet.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka shkruar në T]itter se është arritur marrëveshja për dokumente, ku Serbia ka pranuar të njohë dokumentet e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, Serbia më nuk do të lëshojë dokumente hyrje/dalje për qytetarët e Kosovës.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore”, ka shkruar Kurti në Twitter, ndërsa ka shpërndarë një intervistë që ka dhënë javën e kaluar për “Die Welt”.