Kurti vizitoi Lulzim Hetemin në shtepinë e tij

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit dhe familjen e tij. Bashkë me të ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Komunës, Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Erden Atiq.

Gjatë bashkëbisedimin, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari Hetemi për punën e tij, për palët e shumta që i pret, për rregullin që është vendosur dhe planet zhvillimore. 

Krahas mirënjohjes për angazhimin dhe qëndrueshmërinë e kryetarit Hetemi, dhe urimin për Vitin e Ri 2024 për të dhe familjen e tij, kryeministri gjithashtu uroi vajzën e kryetarit Hetemi, Kosovaren, dhe Albanikun, mbesë e nip të dëshmores Fatime Hetemi, për diplomimin e tyre në mesin e 325 rekrutëve të rinj që iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës.