Mbi 1550 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se janë 1552 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Kurse nga mbi 10 mijë testime kanë rezultuar 304 raste pozitive.

Ndërsa tre persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.