Mbi 23 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 23,823.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,051 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID, ndërsa të shtunën kanë hyrë në fuqi.

Me masat e reja kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.