Moti i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHK-së, temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve, njofton Klan Kosova.

“Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë”.