Çka po ndodh në Aeroportin “Adem Jashari”, udhëtarët nxirren jashtë objektit

Udhëtarët që po prisnin për fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë nxjerrë jashtë objektit.

Ende nuk dihet arsyeja se pse udhëtarët janë nxjerrë nga objekti, megjithatë ata janë parë duke pritur para hyrjes së aeroportit.

Udhëtarët kanë dërguar fotografi, ku udhëtarë të shumtë shihen duke pritur jashtë objektit të aeroporti.

Demokracia.com ka pyetur Policinë e Kosovës nëse ka pasur ndonjë alarm për bombë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu, Demokracia.com ka pyetur edhe në aeroport lidhur me këtë çështje, por deri me tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kujtojmë se disa herë radhazi është raportuar për alarme për bombë në aeroport, megjithatë ato kanë rezultuar të rreme.