Moti me temperaturat deri në -8 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta.

Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së enjte. Minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.