Mustafa, Presidentes Osmani: Pika e 7-të e planit evropian a është në përputhje me Kushtetutën?

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur rreth planit evropian që u diskutua të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Mustafa u ndal tek pika e 7-të e këtij plani.

Ai e pyeti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se a është në harmoni me Kushtetutën?

“Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.  Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo? Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, tha Mustafa.