Në QKUK dhe spitale po trajtohen 212 pacientë me COVID-19

212 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.

ShSKUK njofton se me oksigjeno-terapi janë 144  pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 të tjerë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 71  pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 17  pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë.