Një i vdekur dhe 4 rast të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë një person ka vdekur dhe janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 2 qytetarë. Ndërsa gjithsej 270.598

Kurse, numri i rasteve aktive është 36.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.850 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3216 kanë përfunduar me fatalitet.