Sunny Hill Festival

Një i vdekur dhe 483 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të enjten, janë regjistruar edhe 483 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 1.598 të dyshuarve si të infektuar.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në tërë Kosovën është 4.847.

Ndërkaq, të vaksinuar në 24 orët e fundit janë 45 persona.