Një i vdekur dhe 852 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielën se një person ka vdekur nga COVID-19 e 852 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.201 persona, e janë shëruar 394 pacientë.

Numri i rasteve aktive është 5.359.