Osmani në Turqi, takohet me Erdoganin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në Stamboll.

Kështu u bë e ditur nga një postim në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Turqisë, teksa kanë bashkëngjitur edhe një fotografi.

“Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua në Stamboll me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në postim.