Osmani takon Erdoganin: Kënaqësi ta rikonfirmojmë thellimin e raporteve bilaterale

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e ka falënderuar për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës. 

Osmani falënderoi Erdoganin për miqësinë dhe për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!”, shkroi Osmani.

“Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”.