Osmani takon Sunakun: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

“Zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë Kosovë-Britani e Madhe”, kanë qenë temë diskutimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Liderët u takuan në kuadër të samitit të liderëve evropianë në Moldavi.

“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Twitter të premten.