Përfundon bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, flet avokati i tij

Ka përfunduar bastisja e hetuesve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt. 

Artan Çerkini, avokat i tij, tha para mediave se bastisja nisi në 8 të mëngjesit.

Ai deklaroi se hetuesit kanë bastisur me arsyetimin se në shtëpinë e Smakajt “mund të gjenden prova me relevancë për procedurat që janë duke u zhvilluar”. Por Smakaj, ritheksoi ai, “s’e ka statusin e personit të dyshuar”.

Ai, siç thotë Çerkini “s’ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitarë”.

“Nuk është intervistuar dhe nuk ka pranuar kërkesë që të intervistohet”, tha avokati.