Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me Kryeministrin e Suedisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Kënaqësi të takohem me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

Diskutuam për zhvillimet e vazhdueshme, për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Suedinë, të cilin jemi të përkushtuar ta intensifikojmë më tej.