Presidentja Osmani uron Mbretin Charles III, ndan pamje nga ceremonia (Foto)

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar përzemërisht Mbretin Charles III për kurorëzimin e tij mbretëror.

Osmani vlerëson se raportet mes dy popujve do të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të tij, njofton Klankosova.tv.

“Urimet tona të përzemërta Madhërisë së Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzimin historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të Mbretit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ishte pjesë e kurorëzimit mbretëror të Mbretit Charles III teksa të ftuar ishin rreth 100 krerë shtetesh, me këtë rast e para e vendit ka ndarë edhe pamje nga ceremonia.