Prishtina me 170 raste aktive me COVID-19

Prishtina ka aktualisht 170 raste aktive me COVID-19, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit për COVID-19 për 24 orët e fundit, pas Prishtinës më shumë raste aktive kanë Ferizaj me 50, Gjilani me 44, Prizreni me 44 dhe Klina me 29.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 576.