Prishtina me reth 400 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në Prishtinë janë 386 raste aktive. Pas Prishtinës është Gjilani me 146 raste, ndërsa Ferizaj i ka 122 raste aktive.

Prizreni i ka 115 raste aktive e Peja 106 raste.

Në Kosovë janë në total 1696 raste aktive me COVID-19.