Rrahman Jasharaj zgjidhet kryetar i sbashk-ut për herë të tretë

Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK).

Zgjedhja e tij është bërë me 121 vota.

Kundërkandidat i Jasharit ishte Emrush Ahmeti.

Ky është mandati i tretë që Rrahman Jasharaj do të jetë në krye të kësaj sindikate.