Rritja e tatimit në pronë, Murati raporton sot raporton në komisionin për Buxhet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, të premten e 27 janarit do të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë.

Raportimi pritet të mbahet të premten në orën 13:30.

Ftesa ishte miratuar pas kërkesës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Dyfishimi i faturave të tatimit në pronë në krahasim me faturat e vitit të kaluar ka ngjallur reagime të shumta në këtë javë.

Ministria e Financave kishte njoftuar se bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.