Rukiqi: Për pako të tilla s’na duhet kryeministri e Qeveria, mjafto

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka quajtur “pako të panikut”, pakon për përballje me inflacionin, që prezantuan sot Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Rukiqi ka thënë se për pako të tilla, s’nevojiten as kryeministër e as Qeveri, por se do të mjaftonte një arkëtar dhe një zyrtar i Thesarit.

Sipas Rukiqit, kjo pako s’ka për synim adresimin e problemit të inflacionit, por një “paqe sociale afatshkurtë”.

“Sot, ne vend qe te shohim, nje plan serioz per parandalim te thellimit te krizes gjate muajve te dimrit, ne po shohim edhe nje veprim te rradhes te shperndarjes te parase publike pa asnje plan.

Per pako te tilla, te shperndarjes te parase, ne te majte e ne te djathte, nuk na nevojitet te kemi as Kryeminister e as Qeveri. Do te mjaftonte nje arkatar dhe nje zyrtar i thesarit”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë:

Pako e panikut

Pako e prezantuar sot nga Kryeministri dhe Ministri i Financave, e nxitur dhe e nxituar nga presioni dhe paniku, ka per synim jo adresimin e problemit te inflacionit, por nje “paqe sociale afatshkurte”, pas menaxhimit amatoresk, me krizen energjetike dhe se fundmi me greven ne sektorin publik.

Sot, ne vend qe te shohim, nje plan serioz per parandalim te thellimit te krizes gjate muajve te dimrit, ne po shohim edhe nje veprim te rradhes te shperndarjes te parase publike pa asnje plan.

Per pako te tilla, te shperndarjes te parase, ne te majte e ne te djathte, nuk na nevojitet te kemi as Kryeminister e as Qeveri. Do te mjaftonte nje arkatar dhe nje zyrtar i thesarit.