Specialja konfirmon bastisjen në banesën e Artan Behramit

Prokuroria e Dhomave të Specializuara e ka konfirmuar zhvillimin e bastisjes tek banesa e Artan Behramit, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Por, në përgjigjen e Speciales për Klankosova.tv nuk u dha detaje rreth këtij operacioni.

“Operacioni po vazhdon dhe po mbështetet nga policia e Kosovës dhe EULEX-i”, tha zëdhënësi Christopher Bennett për Klankosova.tv

Bastisje pati gjatë së hënës edhe tek shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakës, të dy po ashtu ish-këshilltar të Hashim Thaçit.

Ndërkaq dje Artan Behrami, kishte reaguar lidhur me këtë bastisje.

“Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët”, tha ai.

“Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle”, theksoi Behrami.