Tërhiqet 25% e Policisë nga objektet komunale në veri

Policia e Kosovës ka kryer reduktimin në dhe rreth objekteve komunale në veri, ka njoftuar zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Reduktimi ka nisur të mërkurën në mbrëmje, bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës dhënë Bashkimit Evropian.
Në një nga pikat e zotimeve, Qeveria ka bërë të ditur se do të tërheqë një pjesë të policisë, me qëllim të shtensionimit të situatës në veri.