Me ardhjen e pranverës, ndryshimi i temperaturave dhe rikthimi i ushqimeve të freskëta sezonale krijojnë mundësi ideale për përmirësimin e shëndetit dhe rritjen e energjisë.
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë konsumimin e sa më shumë perimeve të gjelbra si Spinaq, Marule dhe Rukola, të cilat janë të pasura me vitamina dhe minerale të nevojshme për forcimin e imunitetit.
Po ashtu, në këtë stinë preferohen frutat e freskëta si Luleshtrydhe dhe Qershi, që përmbajnë antioksidantë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet sezonale.
Në aspektin e ushqimit të përditshëm, rekomandohet konsumimi i drithërave integrale dhe proteinave të lehta si peshku dhe vezët, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe funksionimin e mirë të organizmit.
Sipas specialistëve, pranvera është periudha ideale për “pastrimin” natyral të trupit, duke shmangur ushqimet e rënda dhe duke rritur marrjen e ujit dhe çajrave bimorë.
Një dietë e balancuar gjatë kësaj stine ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e imunitetit, rritjen e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.