Vetëvendosja e përjashton nga partia Besnik Mujecin

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.

“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.

Ai theksoi se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.

Postimi i plotë i Alim Ramës:

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.