10 raste të reja me COVID-19

10 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 189 testime.

Sipas njoftimit për media nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë rast të vdekjes.

Të shëruar janë 19 persona, kurse 55 raste aktive janë në nivel vendi.