Hoxhaj, Kurtit: S’ke nevojë ta luash të fortin me sindikatat

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot është java e katërt e grevës dhe humbja e këtyre ditëve në shkollë është e dëmshme për fëmijët.

Sipas tij, atë që fëmijët e kanë mësuar gjatë verës, e kanë harruar.

“Kryeministër ju ftoj të riktheheni dhe të bisedoni me sindikalistët. Sa kam qenë në pushtet e kryeministri në opozitë nganjëherë e kam parë me simpati. Nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat, rolin e të fuqishmit në raport me opozitën”, ka thënë ai.

Sipas tij, dialogu është forma për të arritur te e vërteta.

Ai ka shtuar se nëse nuk ka një qasje se si të arrihet një kompromis politika, “e ftoj kryeministrin të heqë dorë nga politika e nënshtrimit”.