1266 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 1,266 raste të reja me coronavirus, nga 3,609 testime.

MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 1,606.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë vaksinuar 64 persona, ndërsa në total numri i dozave të administruara nga fillimi i pandemisë është 1,834,587.