15 raste të reja me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 203 testime të bëra në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus.

MSH njofton se në këtë periudhë raportuese 25 persona janë shëruar, ndërsa aktualisht raste aktive me koronavirus janë 128.

Ministria po ashtu bën të ditur se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 29 persona.