1781 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë janë konfirmuar edhe 1,781 raste të reja nga gjithsej 8105 testime të kryera.

Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.