21 pacientë me COVID-19 në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 21 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë po marrin trajtim spitalor, derisa 15 të tjerë të negativizuar, post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 17 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.