29 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 dhe asnjë i vdekur.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.

Në total numri i rasteve aktive është 441.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.998 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.