6 të vdekur dhe 2033 raste të reja me koronavirus

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 të hënën në Kosovë, derisa nga 10.087 testime u regjistruan 2.033 raste të reja pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3.329 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 172.044.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 32.906.