Qytetarët e Kosovës dje iu drejtuan kutive të votimit, duke votuar për kryetarin e tyre të komunës përkatëse.
E në ora 19:00 këto të votimit u mbyllën, duke qenë kështu përcaktues të zgjedhjeve të 12 tetorit.
E në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor shumë prej komunave në vendin tonë do të shkojnë në balotazh.
E garën pa balotazh në tri komuna e fitoi Lëvizja Vetëvendosje- duke siguruar kështu udhëheqjen në Podujevë me Shpejtim Bulliqi, Kamenicën me Kadri Rahimaj dhe Qemajl Aliu në Shtime.
E tri komuna pa balotazh po ashtu u fituan edhe nga PDK-ja me kandidatët e saj.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi Ferizajn me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun si dhe Hanin e Elezit me Mehmet Balalzhi.
E nga tri partitë më të mëdha në vend më së paku komuna në raundin e parë fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK fitoi në dy komuna: në Lipjan me Imri Ahmetin dhe në Istog me Ilir Feratin, transmeton lajmi.net.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në raundin e parë për dallim nga zgjedhjet e kaluara lokale arriti që këtë herë të fitoj vetëm në Deçan me kandidatin Bashkim Ramosaj.
Kurse Nisma mori nën udhëheqje përsëri komunën e Malishevës, me Ekrem Kastratin.
Një garë tejet e fuqishme u zhvillua në Drenas, ku fitoren e arriti kandidati Ramiz Lladrovci. Ndërsa në Mamushë fitoi kandidati për kryetar nga KDKP, Abdulhadi Krasniq.
E për fatin e keq më së tepërmi komuna në Kosovë fitoi Lista Serbe. Lista Serbe arriti që të marrë 9 komuna nën udhëheqje, derisa në Kllokot do të shkojë në balotazh me Unitetin Kombëtar Serb.
Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në 12 komuna ku në Gjilan dhe në Fushë-Kosovë është më lartë me vota.
Ndërsa në 10 komuna, kandidatët e VV-së për kryetarë janë të dytët me vota. Balotazhin si të dytët VV-ja e ka siguruar në: Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë, Obiliq, Kaçanik, Rahovec, Viti, Vushtrri.
E në balotazh LDK-ja do të jetë në 9 komuna. Në gjashtë nga këto komuna, LDK u radhit e para ndërsa do vazhdojë balotazhin. Në Prishtinë, Dragash, Junik, Obiliq në Pejë dhe në Viti.
Kurse në tri komuna të tjera, LDK shkon në balotazh si e dyta: në Gjilan, Suharekë dhe Fushë-Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, nga të cilat në katër prej tyre u radhit e para. Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vushtrria.
Kurse në Klinë dhe në Dragash- PDK do të shkojë në garë sërish si e dyta- në Klinë dhe në Dragash.
AAK do e shohim në balotazh sërish në Rahovec, Suharekë, Gjakovë dhe në Klinë ku po prinë e para. Ndërsa në Junik është e dyta.